Prezantohen televizorët transparentë

Televizorët po shkojnë duke u bërë më të lehtë dhe më të mëdhenj për çdo vit. Por versionet e 2021-tës mundësojnë edhe kalimin nëpërmjet tyre.

Në një video të shfaqur në konferencën e teknologjisë “CES 2021”, kompania LG ka prezantuar një televizor transparent, me ekran që mund të shihet vetëm kur ndizet. Klipi shpërfaq pamjet e një ekrani 55-inçësh që del nga fundi i një shtrati, e që ngjan në një xham para se në të të shfaqet pamja e filmit. Prapë mund të shiheshin pjesët prapa televizorit.

Përderisa rezolucioni 8K mund të jetë shpërthimi i ri në ekrane, shumë prodhues të televizorëve po shfrytëzojnë “CES-in” për të paralajmëruar inovacionet.

Televizorët transparentë s’janë krejtësisht produkte të reja, por kompanitë tani po i zhvillojnë prototipat. Në gusht Xiaomi nga Kina nisi të shiste televizorin transparent 55-inç me çmim rreth 7 mijë e 200 dollarësh. “Panasonic” prezantoi një model të ngjashëm vite më parë, por nisi ta shiste në Japoni dhe tregjet në Azi-Oqeani në muajin dhjetor. Modeli i LG-së nuk është ende në dispozicion dhe kompania nuk ka treguar çmimin e tij.

Mirëpo LG-ja ka shkuar përtej kompanive të tjera. Ka fshehur televizorët nën krevat për të treguar se kjo teknologji mund të gjejë më shumë përdorim nëpër shtëpi sesa në vendet publike.

Sidomos për të kursyer vend, ndryshe prej televizorëve të tanishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *