Reagon Nisma pas aderimit të Hajdarajt në PDK

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pasi që, kryetari i këtij subjekti në Komunën e Therandës, Sami Hajdaraj, bëri publik lajmin e aderimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Nisma ka deklaruar opinioni publik duhet ta dijë se Hadaraj ditë më parë është shkarkuar nga posti i kryetarit të Nismës për Suharekën për shkak të mospërmbushjes së obligimeve dhe detyrave si dhe për shkak të pazareve politike.

Tutje në reagimin zyrtar të këtij subjekti thuhet që, përkrahësit e këtij Nismës nuk duhet të bijën pre e këtyre manipulimeve dhe shantazheve të pazargjinjëve.

Komunikata zyrtare e Nismës mbyllet me thirrjen që, të gjithë strukturat e këtij subjekti në Suharekë të mobilizohen për zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *