39-vjetori i vrasjes së dy vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës nga UBD-ja

Sot është 39-vjetori i vrasjes së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës nga UBD-ja jugosllave.Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë më 17 janari të vitit 1982.

Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se persona të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftonin mes tyre.

Si ndodhi atentati i trefishtë:

Pas kroatëve, qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Atentati ka ndodhur, përderisa drejtuesi i makinës (BMW 316, targa: HN CY 353) po e nxirrte nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar ndërsa një person nga një distancë prej tre metrave ka qëlluar. Krahas kësaj, një person tjetër ka gjuajtur dhe iu ka afruar për të vërtetuar se ata ia kanë arritur qëllimit.

Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy burrat duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur, pasi Bardhoshit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit. Si pasojë e kësaj, makina ka vazhduar më tutje të eci derisa përplaset me një garazh. Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *