AKR-JA E PA KËNAQUR ME LDK: E THYEN MARRËVESHJEN

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mirëpo, AKR-ja po pretendon se partia aleate ka thyer këtë marrëveshje, duke ndryshuar renditjen, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i ka thënë KOHËS se kjo marrëveshje nuk është respektuar në tërësi dhe janë duke diskutuar dy grupet e subjekteve politike.

“Jemi marrë vesh që Behgjet Pacolli dhe disa kandidatë të tjerë të kenë tjetër renditje. Për Pacollin jemi dakorduar që të renditet më numër 4, ndërsa ai është 5”, ka thënë Makolli.

“Nuk është çështja vetëm për Pacollin pasi që e dimë që ai edhe sikur të renditej i fundit do merrte vota mirëpo mendoj që duhej respektuar marrëveshjen”.

Makolli ka shtuar se janë edhe disa kandidatë të AKR-së që u është ndryshuar renditja.

“Janë edhe disa kandidatë të tjerë për të cilët nuk dua t’i flas me emra”, ka thënë Makolli.

Ai ka potencuar se kjo mosmarrëveshje do të tejkalohet mes dy subjekteve politike dhe pritet se çdo gjë normalizohet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka thënë KOHËS se subjektet politike kanë kohë t’i paraqesin korrigjimet e tyre brenda 24 orëve pas mbylljes së afatit të aplikimit./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *