GAZETARI MENDUH ABAZI I BASHKOHET PDK-SË

Ish-gazetari kosovar, Menduh Abazi, ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili sot edhe e prezantoi Abazin sot në këtë parti.

“I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes!”.

Abazi së fundmi ka qenë duke shërbyer si zëdhënës në Telekomin e Kosovës. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *