Di Maria pranë rikthimit në Premier League, por jo tek United

Sulmuesi i PSG-së, Angel di Maria mund të rikthehet në Premierligë te Tottenhami,

Argjentinasi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” në sezonin 2015/15, por zhgënjeu dhe u largua qysh pas 12 muajve, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, të “Parisienët” ka qenë i mrekullueshëm këto pesë vitet e fundit duke shënuar 86 gola dhe dhuruar 101 asistime në 241 paraqitje, gjithashtu ka fituar 16 trofe.

Pavarësisht kësaj super forme, kontrata i skadon në verë dhe thuhet se dëshiron një sfidë të re larg kampionit të Francës.

Juventusi ka shprehur interesim, mirëpo edhe Jose Mourinho është i hapur për ribashkimin me argjentinasin.

Dyshja punuan se bashku të Real Madridi dhe tekniku portugez shpreson ta transferojë si agjent i lirë, vetëm nëse lojtari pranon ta zbres pagën prej 210 mijë euro në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *