Haradinaj: Sistemi arsimor pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës

Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit: Sistemi arsimor pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës.

“Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin”.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë.
Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin.
Urime e qoftë një rinisje e mbarë!
RH

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *