Humbja nga Inter, Pirlo shpërthen me deklarata pa ndeshjes

Inter e ka fituar derbin italian kundër Juventusit, në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas humbjes 2-0 nga Inter në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Juventus humbi ndeshjen e Derby d’Italia ndaj Inter të dielën, ndërsa Andrea Pirlo, u shpreh paksa i zhgënjyer me paraqitjen dhe kërkoi nga ekipi të reagojë në mënyrë të mënjëherëshme pasi që të mërkurën do të ketë një finale, atë të Supercoppa Italia ndaj Napolit, transmeton lajmi.

“Kemi gabuar me qasjen tonë në ndeshje që nga fillimi, kur nuk keni uri për të fituar duele, është e vështirë”, tha ai.

“Ishim shumë pasivë, shumë impulsivë. Ishim pak të druajtur dhe në kokë mendonim vetëm fazën defansive, e bërë në mënyrë po ashtu agresive”, shtoi ai.

“Humbje e hidhur për ne, nuk e prisnim. Por, të mërkurën kemi një finale, dhe në këtë ndeshje duhet të kemi dëshirën dhe urinë për të fituar, nuk mundemi të qasemi ndryshe”, tha Pirlo.

“Unë jam përgjegjës për këtë çka ka ndodhur sot, për të gjitha çka ka bërë skuadra sonte dhe për mënyrën se si jemi përgatitur, i gjithi është faji im”, përfundoi Andrea Pirlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *