Interi do ta ndryshojë emrin dhe stemën në mars

Interi do ta ndryshojë emrin e vet dhe stemën e klubit në mars, sipas mediave të shumta italiane.

Emri i klubit do të ndryshojë nga “Football Club Internazionale Milano” në “Inter Milano”, për ta nënvizuar trashëgiminë mes klubit dhe qytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetat e përditshme italiane Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera.

Stema e klubit do të ndryshojë po ashtu dhe do të rikrijohet mbi bazën e shkronjave I dhe M.

Kjo pritet të jetë stema e re e Interit

ImageFOTO GALERI
Ndryshime të tjera e presin Interin në muajt e ardhshëm.

Fondi i investimeve BC Partners është në bisedime me pronarin e klubit zikaltër, Suning, për blerjen e aksioneve.

Po ashtu, do të ndërrohet edhe sponsori historik i klubit, Pirelli, pasi Interi ka arritur marrëveshje me një sponsor të ri në vlerë 30 milionë euro, emri i të cilit ende nuk është bërë zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *