Mario Mandzukiq zbarkon në Itali, prezantimi te gjiganti italian bëhet së shpejti

Futbollisti i mirënjohur kroat, Mario Mandzukiq, ditën e sotme ka zbarkuar në Itali, raportojnë mediet italiane, shkruan Zeri.info.

Mandzukiq së fundmi është aktivizuar në Katar te skuadra Al-Duhail SC.

Sulmuesi veteran mbërriti para disa minutash në qendrën mjekësore të Milanit për të kryer vizitat mjekësore përpara se të prezantohet si futbollist i Milanit.

34-vjeçari do të firmosë kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi për një vit. Ai do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon.

Duke patur parasysh karrierën e tij të pasur në Gjermani, Spanjë dhe Itali, afrimi i Mandzukiç shikohet si përforcim ideal për repartin e sulmit të Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *