Real Madridi përgatit kontratë të re për Benzema dhe Varane, mirëpo jo për Iscon dhe Marcelon

Disa nga yjet që kanë shkëlqyer në vitet e fundit të “Los Blancos” janë Karim Benzema, Raphael Varane, Luka Modric, Sergio Ramos, Marcelo dhe Isco, por e ardhmja e tyre është në dyshime.

Sipas AS, Reali do t’iu ofrojë rinovimin dyshes franceze Benzema dhe Varane, të dy lojtarët janë të hapur që të mbesin në “Santiago Bernabeu”.

Mirëpo, lojtari që është shumë pranë rinovimit është Luka Modric, që ka pranuar me pagë të njëjtë të rinovojë edhe për një edicion.

Sidoqoftë, Reali nuk mendon rinovimin me dyshen Marcelo dhe Isco, derisa spanjolli do largohet pas gjashtë muajve.

Sa i përket brazilianit, e ardhmja nuk dihet, por thuhet se nëse konsideron largimin opsioni i parë do të jetë Juventusi, aty ku do ribashkohet me mikun e afërt, Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *