Ja çfarë thotë shqiptari që u bë femër…

Transgjinorja Amber ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Amber prej 15 vitesh grimon personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Gjatë intervistës ajo ka treguar se si vendosi të ndryshojë gjini nga mashkull në femër dhe nëse e ka mbështetur familja në këtë rrugëtim. Amber tregon se e ëma e kishte kuptuar dhe e ka mbështetur. “Nuk kam folur, e bukura është që unë nuk jam ulur kurrë me mamanë time për të folur për këtë çështje. Gjërat vijnë natyrshëm dhe një prind e kupton fëmijën e vetë. Por mami im që e dua shumë dhe e përshëndes, është aq femër e zgjuar dhe e fuqishme që mua më ka kuptuar dhe nuk ma ka vënë kurrë në dukje dhe unë për këtë gjë jam shumë e lumtur.

Nuk ka qenë ajo nëna që më ka thënë mos e bëj këtë mos e bëj atë, ka qenë gjithmonë mbështetje për mua dhe do jetë” Megjithatë kur i tha për ndryshimin që do bënte, prindërit e pritën pak keq tregon Amber. “E pritën pak keq, thanë je shumë mirë, pse do ndryshosh, si çdo prind. Unë nuk e mora mendimin e tyre, por bëra çfarë më tha mendja ime. Mendova këtë pjesën, përderisa i kam pasur mbështetje deri tani, do t’i kem gjithmonë”. “Personat që janë në llojin tim, vështirësinë e kanë akoma dyfish më të madhe sepse njerëzit i shikojnë si alienë. Absolutisht jo, unë dua të ngre zërin për këtë gjë dhe kam menduar që në të ardhmen të hap një zyrën time dhe t’ju dal në mbrojtje këtyre njerëzve sepse nuk janë alienë, janë thjesht njerëz normalë. Është çështje hormonale, nuk kanë pse të ndihen inferiorë ndaj të tjerëve.

Është si një femër që nuk i pëlqen më të shkojë me meshkujt dhe shkon me femra. Që ka pasur marrëdhënie me meshkuj deri në një periudhë të jetës së vet dhe pastaj ka kthyer”, shprehet ajo. E pyetur nga Rudina nëse ka lindur kështu, Amber u përgjigj: “Po, duke filluar që nga zëri im, që unë nuk kam një zë mashkullor, kam një zë femëror. Duke filluar që nga gjestet që bëja, shenjat apo sjelljet që bëja me njerëzit. Është një gjë që të vjen natyrshëm, është instikti që ti nuk mund të shikosh një femër, por shikon një mashkull” “Unë kam patur një fëmijëri shumë të lumtur, nuk doja që ta ekzagjeroja.

Më kanë dashur të gjithë për atë që jam, jam rritur në një familje shumë të mirë, me të gjithë dashurinë e mundshme dhe kam 4 vëllezër që më kanë mbrojtur dhe më kanë kuptuar për atë që jam. Njeriu kur rritet me dashuri dhe me një frymë shumë të mirë dhe me një ngrohtësi familjare, çdo gjë e ka më të lehtë, sepse e ka forcën e familjes normalisht dhe mua me vjen keq që ata transgjinorë apo gay nuk e kanë ndihmën e familjes”, tregoi Amber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *