Bëhen bashkë pas një dekade, Tuna dhe Dafina kanë disa fjalë për njëra-tjetrën (FOTO LAJM)

Një ndër këngët që fansat mezi po presin nga albumi i Dafina Zeqirit është ajo me Tuna Sejdiun. Pas super hitit “Vibe”, publikuar 10 vite më parë, u përfol se artistet kishin patur një përplasje mes tyre dhe për pasojë nuk patën një raport të mirë për një periudhë të gjatë kohe.

Por si duket çdo gjë e kanë lënë pas krahëve, dhe kanë vendosur të bashkojnë sërish forcat për hitin e radhës. Për këtë projekt, këngëtaret kanë dhe disa fjalë për njëra-tjetrën. “Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade.” shkroi Tuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *