Nesër Merkel në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ditën e nesërme kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton Tiranën. Ajo do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisidë ‘Tête-à-tête’, (kokë më kokë) me kryeministrin Edi Rama. Më tej pritet që të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Pastaj takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *