Parlamenti nis me tensione/ PD braktis sallën! Basha-Nikollës: Turp të të vijë, shkele rregulloren!

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.
Kërkesa e Petrit Vasilit i cili kërkoi sqarim se pse 4 deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisonet parlamentare, ai kërkoi ndërprerjen që edhe LSI të përfshihej.
Mendimi i Vasilit solli edhe mbështetjen e Taulant Ballës, por kundërshtimin e Bashës.
Përbërja e komisioneve solli debat të fortë mes tyre, ndërsa Basha iu drejtua ballës me fjalë:” Mos bëj dërr dërr po vijo punën aty!”, me një ton të ashpër.
Pasi Nikolla propozoi për të miratuar vetëm Byronë e Kuvendit ditën e sotme dhe miratimit nga shumica e deputetëve, Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët.
“ E keni nisur mbarë duke shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti ke, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?! Je manekine, merr urdhër nga ai që s’duhet të ishte në sallë”, iu drejtua Basha Nikollës.
Basha i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj ka lënë sallën dhe ka shkuar në selinë e PD-së.
Lajmi në përditësim…
Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *