Befason Merkeli me përgjigjen ndaj Ramës: Pajtohem për diellin, po jo ndoshta me humorin

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka kursyer buzëqeshjen teksa ka dëgjuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku e fton të vizitojë sërish Shqipërinë që të “shpërblehet me diellin dhe humorin ballkanik“.

Duke buzëqeshur, Merkel i përgjigjet:

“Për humorin ndoshta do të duhej të shtjelloheshit më shumë, kurse sa i përket diellit jam dakord me ju”.

Ndërkaq Rama para kësaj tha:

“Dhe e fundit, kancelarja e cila në detyrat e saja ka pasur impenjime në gjithë globin, tani do të jetë më e lirë në një kohë më të afërt dhe shpresoj se do të ketë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan, të rikthehet në Shqipëri për të lexuar më nga afër realitetin tonë dhe në një farë mënyre për gjithë ato vite ngarkese pune për t’u shpërblyer me diellin, me detin edhe me humorin e Ballkanit, që të paktën në këtë fushë është shumë përpara Bashkimit Evropian”, transmeton TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *