Juventusi e fillon edicionin e ri të Ligës së Kampionë me takimin ndaj Malmos – formacionet e mundshme

Juventusi do të jetë mysafir i Malmos për takimin që luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Eleda Stadion”, me Zonjën e Vjetër që kërkon të marrë tre pikë.

Për këtë sfidë, Malmo do të jetë pa lojtarët si Ola Toivonen, Johan Dahlin dhe Jonas Knudsen që janë të lënduar, derisa Oscar Lewicki, Sergio Pena e Niklas Moisander, janë në dyshime.

Në anën tjetër, Biankonerët nuk mund të llogarisin në Federicio Chiesan, Kaio Jorgen e Arthur Melon, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Malmos: Diawara, Olsson, Brorsson, Ahmedhodzic, Larsson, Rakip, Innocent, Birmancevic, Christiansen, Rieks, Colak.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny, Sandro, De Ligt, Bonucci, DANILO, Rabiot, Bentancur, Locatelli, Cuadrado, Dybala, Morata. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *