Kur përvoja të tregon se çdo sekondë është i vlefshëm, momenti kur Ibra la këpucën e zgjidhur dhe ndoqi aksionin që në fund e konkretizoi me gol

Zlatan Ibrahimovic kishte një ndikim të menjëhershëm në rikthimin te Milani, duke shënuar gol në derbin ndaj Lazios.

Rossonerët ishin nikoqir të rivalit nga Serie A, e që arritën të marrin pikë të plota, falë golave nga Rafael Leao e sulmuesi suedez.

Ibrahimovic u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të në vend të Leaos, derisa pas shtatë minutash tundi rrejtën e skuadrën nga Roma.

Por, një video e shkëputur nga Milani në rrjetet sociale, tregon saktësisht çfarë po bënte 39-vjeçari në momentin që po ndërtohej aksioni.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain e Manchester United po i lidhte atletet që i ishin zgjidhur, por që ndaloi menjëherë, duke parë që ishin në kundërsulm.

Me atlete të zgjidhura, Ibrahimovic arriti që të mposht Pepe Reinan, me Ante Rebic që e vuri përballë portës së zbrazur.

Videoja natyrisht se u bë virale në internet, duke shfaqur veteranin në gatishmëri në çdo moment për të realizuar gol. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *