Refuzimi që të regjistrohemi, deri tani nuk janë shqiptuar dënime

Që nga fillimi i regjistrimit e deri më sot nuk është dënuar asnjë qytetarë që ka refuzuar të regjistrohet.

Siç bëri të ditur drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski personat që kanë hezituar të regjistrohen, janë bindur më vonë që të bëjnë këtë.

Njoftoi se deri më tani nuk është shqiptuar asnjë dënim.

“Numri i refuzimeve është i vogël, por nuk e kam numrin e saktë. Pres sot t’i sigurojë për ditët paraprake. Por, do të përsëris një punë tjetër, aty ku kemi refuzim në fillim, shkojmë përsëri dhe flasim me ata persona. Shkon instruktori ynë shtetëror, shkon anëtari i komisionit për regjistrim dhe deri tani ata persona janë bindur që të regjistrohen. Ende nuk zbatojmë dënime dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodh deri në fund të regjistrimit, dhe se do të arrijmë që t’i bindim këta persona se ajo fushatë që është kundër realizimit të regjistrimit, në thelb është sistem i dezinformatave dhe qëllimi është krejtësisht tjetër, dhe ajo çfarë duam ta arrijmë”, tha Simovski, transmeton TV21.

Deri dje janë regjistruar 512 mijë qytetarë, ndërkaq është sqaruar se regjistrim pa dokument nuk mund të ketë. Kjo vlen për personat që nuk kapen në shtëpitë e tyre teksa kryhet regjistrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *