Regjistrimi 2021 – për nëntë ditë janë regjistruar mbi gjysmë milioni qytetarë

Mbi 500 mijë qytetarë janë regjistruar në nëntë ditët e para të Regjistrimit të popullatës dhe objekteve 2021. Derisa Enti shtetëror për statistika, vlerëson se regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempon e dëshiruar, kryeministri Zoran Zaev pret që ai të përfundojë me sukses deri më 30 shtator.

Regjistrimi 2021 është në të tretën e 26 ditëve të parapara të aktiviteteve regjistruese dhe po zhvillohet mirë, me përjashtim të problemeve të përkohshme teknike në fillim, të cilat u tejkaluan me apdejt të softuerit.

Pjesa më e madhe e 500 mijë qytetarëve të regjistruar janë në të dielat e 12 shtatorit – 111 186 persona dhe të 5 shtatorit – 94.975 persona.

Kryeministri Zoran Zaev, dje I falënderoi qytetarët të cilët e njohin rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të regjistrimit dhe marrin pjesë me jehonë të madhe.

“Pres që regjistrimi të vazhdojë me dinamikën e paraparë dhe të gjitha aktivitetet të përfundojnë me sukses deri më 30 shtator. Vazhdojmë së bashku, deri në sukses të #Regjistrimit 2021”, kumtoi Zoran Zaev në Fejsbuk.

Enti shtetëror për statistika, dje informoi se regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempon e dëshiruar dhe se përfundimisht deri në orën 18:00, janë regjistruar 502.000 persona.

Mundësinë për vetëregjistrim jashtë vendit, përfundimisht me dje e shfrytëzuan – 192.538 persona.

ESHS thekson se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë që I kanë lidhur me procesin e regjistrimit, qytetarët mund t’I drejtohen Byrosë për Regjistrim, në numrat e telefonit të cilat janë publikuar në ueb-faqen popis2021,stat.gov.mk.

Regjistrimi I popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që zyrtarisht filloi më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *