Javën e ardhshme mbyllet spitali modular për coronavirus në Gostivar

Javën e ardhshme spitali modular për pacientë me coronavirus në Gostivar do të mbyllet për shkak se për momentin nuk ka nevojë.

Numri i pacientëve vazhdimisht zvogëlohet dhe është çështje ditësh se kur do të mbyllet përkohësisht.

“Në spitalin modular momentalisht ka tre pacientë të hospitalizuar me coronavirus, prej të cilëve me siguri do të lëshohen në shtëpi këtë javë, ndërsa objekti përkohësisht do të mbyllet. Gjendja me coronavirusin shënon stabilizim dhe kemi mjaftueshëm kapacitetet për mjekim edhe pa spitalin modular”, tha Ratko Naumovski, udhëheqës në Repartin Infektiv.

Ndryshe, në Gostivar ka gjithsej pacientë të hospitalizuar prej të cilëve 11 janë me mbështetje oksigjeni./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *