Përplasja Rama-Kurti, analistët: Rama s’e ka në patronazh Kosovën

Pavarësisht se ishte vizita e fundit e Angela Merkel në pozitën e saj si kancelare, vëmendjen më të madhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, e mori përplasja në deklarata mes dy kryeministrave shqiptarë Rama dhe Kurti mbi Open Balkan.

Në Kosovë, disa prej analistëve e shohin me çudi insistimin e kryeministrit Rama për përfshirjen e Kosovës në Open Balkan.

Për analistin Rrahman Paçarizi përplasja e dy liderëve, është një përpjekje për ndarje territoresh të paqena mes njëri-tjetrit.

Kryeradaktori i Telegrafit Muhamet Hajrullahu e sheh me skepticizëm përmirësimin e marrëdhënieve mes dy kryeministrave, ndërsa dhe me më shumë skepticizëm sheh nismën Open Balkan.

“E para, më duket e çuditshme që zoti Rama në konferencën me Kancelaren Merkel të merret me çështjet e brendshme Kosovë-Shqipëri. E dyta, Rama e di që jo vetëm Kurti por i gjithë lidershipi i Kosovës kundërshtojnë një nismë të tillë si ajo e “Open Ballkan…Mendoj se “Open Ballkan” do të mbetet iniciativë e Ramës, Vuçiqit dhe Zavit dhe nuk do ta ketë përfshirjen e shteteve tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, duke pasur parasysh faktin se Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Hajrullahu.

Për përmirësimin e marrëdhënies së dy liderëve, Rrahman Paçarizi kërkon përfshirjen e intelektualëve. Kurti-Ra

“Unë mendoj se si Rama ashtu edhe Kurti po përpiqen të përfitojnë një lloj territori të paqenë në fakt. Unë mendoj se është gabim nëse Rama po përpiqet të shndërrohet në një llojë patronazhi të Kosovës në raportet e Kosovës me Serbinë”.

Paçarizi u bën thirrje të dy liderëve që të marrin për shembull raportet e qytetarëve të tyre, e të gjejnë gjuhën e përbashkët./A2 CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *