Sela: Lejet për kazino i jep ministri Fatmir Besimi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Click Plus” në TV21, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në lidhje me akuzat e BDI-së se Arben Taravari nuk i mbyll kazinotë në Gostivar, Sela tha se lejet për hapjen e kazinove i jep ministri i Financave, Fatmir Besimi.

I pyetur për marrëveshjen e partisë që ai e drejton me partinë maqedonase OBRM-PDUKM, Sela tha se me ata kanë marrëveshje për përkrahje të ndërsjellë në disa komuna, duke përjashtuar Komunën e Kërçovës dhe Komunën e Bërvenicës.

Sela foli edhe për tragjedinë në Tetovë, ndërsa tha se kjo është një arsye më shumë që kryeministri Zoran Zaev të jep dorëheqje./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *